Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Tensione në protestën para Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare. Sapo kanë parë deputetët duke hyrë në Parlament, protestuesit nisën sulmet me vezë. Policia shoqëroi 6 prej tyre. Më pas, te pedonalja protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe ka pasur përplasje me forcat e rendit. Policia është kundërpërgjigjur me spraj lotsjellës.
Burimi:
opinion.al