Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e Pacollit përsëri mbeten jashtë kantierit, protesta në ditën e 5-të

Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e Pacollit përsëri mbeten jashtë kantierit, protesta në ditën e 5-të

Nënkontraktorët e aeroportit të Vlorës, të firmës MABCO, të cilët presin një përgjigje për mbylljen e punimeve në kantier, edhe gjatë ditës së sotme kanë qëndruar sërish përpara hyrjes së kantierit të ndërtimit. Kjo është dita e pestë radhazi që ata kërkojnë të hyjnë në kantier për të marrë mjetet dhe materialet e tyre të punës. Nënkontraktorët shprehen se janë ende në pritje të një përgjigjeje zyrtare, ndërsa deri më tani nuk kanë marrë asnjë informacion lidhur me situatën. Ndërkohë, në zonë vijojnë të jenë të pranishëm efektivë të policisë. Përplasja ndërmjet Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit ka nisur në vjeshtën e 2025 për administrimin e VIA-s. Palët kishin firmosur një kontratë noteriale, sipas së cilës pjesa e “2A Group” do të rritej nga 2...