Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave, nis ndërhyrja nga ajri

Përparojnë flakët në Abaze të Krujës, vetëm 10 metra larg banesave, nis ndërhyrja nga ajri

Pas izolimit ditën e djeshme, zjarri në Abaze është fuqizuar sërish dhe ka përparuar gjatë natës. Flakët u janë afruar banesave duke bërë që disa banorë të largohen. Ato janë veç 10 metra larg të paktën 10 shtëpive, por fatmirësisht ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në lagjen Boje raportohet që vatra të jetë shuar. Ndërkohë vijon edhe djegia e vendgrumbullimit të mbeturinave në fshatin Kameras. Në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër, ka nisur ndërhyrja me avionin ‘Air Tractor’ për shuarjen e zjarrit. Në Mallakastër vijon puna për izolimin e vatrës në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare, ku janë aktivizuar rreth 70 forca zjarrfikëse. Në Tiranë, 3 vatra zjarri u shfaqën pasditen e së mërkurës fshatin Daias mes Lundrës e Priskës. Flakët rrezikuan...