Përmet/ Llixhat e Bënjës thahen me nisjen e sezonit veror, 4 vaskat kurative pa ujë

Përmet/ Llixhat e Bënjës thahen me nisjen e sezonit veror, 4 vaskat kurative pa ujë

Duket se investimi prej afro 210 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tek Banjat e Bënjës në Përmet, po vihet në diskutim për nga cilësia e punimeve nga firma (Ergi SHPK) që implementon këtë vepër unikale në jug të vendit. Ulja e nivelit të ujit, ndërsa tek Vaska e Lëkurës, e zgjeruar në kuadër të projektit turistik në zonë, është shndërruar në shqetësim. Situata ka ngritur pikëpyetje nëse ndërhyrja i ka marrë në konsideratë prurjet sezonale të burimeve termale. Kur po përfundon muaji qershor në ujërat termale të Bënjës, është vënë re një fenomen që ka ngjallur zemëratë mes vizitorëve vendas por dhe ata të huaj që vijnë përditë në të dhe përballen me këtë situatë të paprecedentë. Të katër vaskat që kurojnë sëmundje...