Përmbytjet shkatërrojnë rrugën/ Aksi Korçë-Pustec-Zaroshkë e amortizuar, banorët e turistët përballen me vështirësi

Përmbytjet shkatërrojnë rrugën/ Aksi Korçë-Pustec-Zaroshkë e amortizuar, banorët e turistët përballen me vështirësi

Përmbytjet e fundit kanë zbuluar edhe një herë një problem të vjetër infrastrukture në juglindje të vendit. Rruga Korçë–Pustec–Zaroshkë, një segment i rëndësishëm për zhvillimin turistik, është dëmtuar rëndë, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe duke izoluar pjesërisht zonën. Pas gati tre dekadash pa investime, amortizimi i theksuar po godet drejtpërdrejt banorët dhe bizneset turistike, ndërsa mungesa e fondeve e lë situatën pa zgjidhje të shpejtë. Mungesa e investimeve dhe përmbytjet e fundit kanë nxjerrë në pah gjendjen e rënduar të rrugës Korçë–Pustec–Zaroshkë, një segment kyç për zhvillimin turistik të zonës. Përmbytjet e nëntorit të vitit të kaluar e më tej edhe ato të janarit kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në rrugën që lidh aksin nacional Korçë–Pustec me fshatin turistik të Zaroshkës, pjesë e...