Përkujtohet tragjedia e Prespës/ 30 vite më parë, 13 nxënës nga Pogradeci dhe mësuesi u mbytën pranë Maligradit
Ngjarja që tronditi vendin, në 7 maj të vitit 1996, ku në Liqenin e Prespës së madhe u mbytën aksidentalisht 13 nxënës të shkollës së mesme të fshatit Buçimas në Pogradec dhe mësuesi i tyre, u përkujtua me një aktivitet të veçantë në shkollën “14 ëngjëjt”. Mes lotëve dhe dhimbjes që nuk është shuar as pas tri dekadash, familjarët rikthyen kujtimet e ditës së zezë që u ndryshoi jetën përgjithmonë. “E kisha vetëm 15 vjeçe. Nuk doja ta lija të shkonte, i thashë do të mbytesh, por shkoi pa lejen time bashkë me maturantët. E pritëm gjithë natën të kthehej. Darkën ia kisha lënë gati. Deri në mëngjes nuk dinim asgjë. Pastaj na thanë se vajza ishte mbytur. Plaga nuk mbyllet kurrë. Na mbeti jeta...
Burimi:
sot.com.al