Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame
Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer të Konispolit u mbushën më 27 qershor me pasardhës të familjeve çame, të mbijetuar të dëbimit, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë nga Shqipëria e Kosova, të cilët u mblodhën për të përkujtuar 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Ceremonia, e organizuar këtë vit nga Bashkia e Konispolit, nisi me homazhe pranë memorialit dhe me një minutë heshtje në nderim të mijëra viktimave që humbën jetën gjatë dëbimit të dhunshëm nga trojet e tyre. Në aktivitet morën pjesë kryetari i Bashkisë Konispol, Erges Dule, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, kryetari i nderit i PDIU-së Tahir Muhedini, drejtues të shoqatave çame dhe qindra pjesëmarrës. Duke përshëndetur të pranishmit, kryetari i Bashkisë Konispol,...
Burimi:
sot.com.al