Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në…
Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore po zhvillojnë në Vau të Dejës një stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të përgatitjeve për një mision të NATO-s në Bullgari. Stërvitja paraprin dislokimin e forcave në mision dhe synon të rrisë koordinimin dhe bashkëveprimin mes ushtarëve të dy vendeve aleate. Gjatë ushtrimeve në terren, efektivët shqiptarë dhe malazezë po praktikojnë procedura të përbashkëta taktike dhe operacionale, me qëllim forcimin e aftësive për misionet shumëkombëshe të Aleancës. Misioni në Bullgari është pjesë e pranisë së shtuar të NATO-s në krahun lindor të saj, ndërsa Shqipëria vazhdon të japë kontribut në operacionet dhe strukturat e përbashkëta të sigurisë së Aleancës, thotë Ministria e Mbrojtjes “Trupat e Regjimentit të...
Burimi:
sot.com.al