Përfundon protesta e 50-të kundër Ramës, qytetarët mbyllin marshimin para Kryeministrisë: Nesër në Parlament!

Përfundon protesta e 50-të kundër Ramës, qytetarët mbyllin marshimin para Kryeministrisë: Nesër në Parlament!

Pas disa orësh marshim nëpër rrugët e kryeqytetit, qytetarët kanë përfunduar protestën e 50-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit u nisën nga sheshi para Kryeministrisë dhe vijuan marshimin drejt bulevardit “Zhan D’Ark”, më pas në zonën e ish-Bllokut dhe drejt sheshit “Wilson”. Në përfundim, ata u rikthyen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, ku mbyllën tubimin e sotëm. Gjatë gjithë marshimit nuk munguan si çdo natë thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit. Në fund të tubimit, protestuesit bënë thirrje për një tjetër grumbullim ditën e nesërme, këtë herë përpara Parlamentit, ku pritet të zhvillohet një nga seancat e fundit plenare përpara pushimeve. Sipas tyre, prania para Kuvendit do të jetë një mesazh për deputetët, për t’u treguar se “nuk i...