Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, nis ndërhyrja nga ajri, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, nis ndërhyrja nga ajri, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Iballe të Fushë-Arrëzit që prej mbrëmjes së djeshme mbi lagjen Gere. Terreni malor ka pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve të Fushë-Arrëzit, të cilët u stacionuan në qendër të Njësisë Administrative, ndërkohë që banorë të zonës dhe shërbimi pyjor kanë vijuar punën gjatë gjithë natës me mjete rrethanore. Për fikjen e tij në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.