Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Përfshihet nga flakët banesa, shpëtojnë mrekullisht tre persona
Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Murras, Elbasan. Dyshohet se banesa ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Nuk ka të lënduar, pasi tre personat që banonin në shtëpi kanë arritur të dalin në kohë. Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse ka qenë e vështirë, për shkak të largësisë së rrugës drejt fshatit, çka ka vonuar mbërritjen e ekipeve në vendngjarje. Si pasojë, banesa është shkrumbuar plotësisht.








