Përfshihet në flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan. Zjarri izolohet shpejt dhe shmanget rreziku, asnjë i lënduar

Përfshihet në flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan. Zjarri izolohet shpejt dhe shmanget rreziku, asnjë i lënduar

Një vatër zjarri ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një repart të përpunimit të baterive në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar momente paniku dhe alarmi për bizneset që ndodheshin pranë zonës industriale. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur flakët kanë shpërthyer brenda repartit dhe janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga materialet e ndodhura në ambientet e brendshme të objektit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në repartet dhe bizneset përreth. Në operacionin për vënien nën kontroll të situatës janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për disa minuta në kushte...