“Përballu me ne frikacak”/ Krijimtari dhe ironi, në shesh qytetarët nuk ndalin marshimin
Ditën e sotme, kryeqyteti është përfshirë sërish nga dallga e protestës masive, ku turma masive qytetarësh u mblodhën për të 12-të herë radhazi për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Përtej thirrjeve dhe marshimit, ajo që ra në sy dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte kreativiteti dhe ironia e përdorur në pankartat që mbanin në duar protestuesit. Ndryshe nga herët e tjera, ironia politike këtë radhë kishte një emërues të përbashkët: shpërfaqjen e asaj që qytetarët e konsiderojnë si “kapje e shtetit” dhe luks qeveritar përballë varfërisë së popullit.
Burimi:
sot.com.al