“Pengesat kryesore për anëtarësimin e vendit, janë krijuar nga vetë qeveria e Edi Ramës”/ Hasimja: Justifikime, fajin..
I ftuar në nje studio televizive, politologu Ermal Hasimja foli mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ku u shpreh se pengesat kryesore për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian janë krijuar nga vetë qeveria e Edi Ramës. Ai u shpreh se, PS ka përdorur prej vitesh justifikimin se përgjegjësinë për problemet e vendit e mban Sali Berisha, ndërsa tani po përpiqet t’ia faturojë ngecjen e integrimit Europës dhe rrethanave gjeopolitike. Hasimja theksoi se, përkundrazi, vitet e fundit kanë qenë ndër më të favorshmit për zgjerimin e Bashkimit Europian, sidomos pas luftës në Ukrainë, por Shqipëria nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë mundësi për shkak të keqqeverisjes.Gjithashtu Hasimja akuzoi qeverinë se me ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, si edhe me ndërhyrjet...
Burimi:
sot.com.al