“PD pranoi propozimin e Lapajt për Kodin Zgjedhor”, Hasimja: Komunikim minimal me Lëvizjen Bashkë dhe Mundësinë

“PD pranoi propozimin e Lapajt për Kodin Zgjedhor”, Hasimja: Komunikim minimal me Lëvizjen Bashkë dhe Mundësinë

Politologu Ermal Hasimja, nga Forumi për Dialog Politik, i ftuar në një studio televizive, ka folur lidhur me përpjekjet për ndërmjetësim mes partive të opozitës për Kodin Zgjedhor. Hasimja tha se “Shqipëria Bëhet” ka propozuar sistemin proporcional kombëtar, i cili është pranuar nga Partia Demokratike, duke theksuar se brenda PD nuk ka pasur kundërshtime të forta për këtë model. “PD ka qenë e hapur, s’ka pasur ndonjë kundërshtim. Ne kemi ndjekur kritikat e Agron Shehajt për pragun 4%. Ka pasur komunikim të pakët me Mundësinë dhe Lëvizjen Bashkë, dhe disa kundërshti prej tyre i kemi parë përmes mediave,” u shpreh Hasimja. Ai shtoi se në raport me Partinë Demokratike, komunikimi bëhet kryesisht me kryetarin Sali Berisha, i cili më pas diskuton me krerët e aleatëve...