PD dhe PL braktisin Kuvendin, PS miraton e vetme rezolutat për 10 institucione, Braçe del nga rreshti dhe voton…

PD dhe PL braktisin Kuvendin, PS miraton e vetme rezolutat për 10 institucione, Braçe del nga rreshti dhe voton…

Disa bojkotojnë dhe të tjerë kthehen pas javëve të tëra mungesë. Partia Demokratike dhe aleatët e tyre të vjetër të Partisë së Lirisë i lanë sërish bosh në këtë seancë plenare karriget e tyre. Por, kjo e enjte riktheu në Parlament deputeten e Adriatik Lapajt, Ana Dajkon. Përveç saj, të vetmit deputetë të opozitës në sallë, ishin Erald Kapri nga Mundësia dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë. Me gjysmë-fushën e tyre bosh, dy deputetët kërkuan një qëndrim nga qeveria shqiptare ndaj zyrtares serbe Snezhana Paunoviq e cila deklaroi se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. “Çfarë pret qeveria shqiptare dhe kryeministri për të reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës....