“PD dërgon në Kushtetuese ligjin ratifikues të marrëveshjes me SHBA”, Bardhi: Me urdhër të Ramës, Kuvendi u kthye në…
Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me SHBA. Ai theksoi se e gjithë procedura ishte me një procedurë antikushtetuese. Ndërsa shtoi se opozita kërkoi të drejtën për t’u njohur me të gjitha detajet. “Paralajmëruam se një procedurë e tillë nuk e zgjidhte urgjencën, por vetëm sa do ta zgjaste sepse do ta bënte të pashmangshëm kontrollin e saj. Kërkuam të respektohen afatet”, tha ai. Gjithashtu nënvizoi se me urdhër të Edi Ramës Kuvendi u kthye në noter të qeverisë. DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI Gjatë seancës plenare të ditës së hënë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, paralajmërova zyrtarisht se procedura e...
Burimi:
sot.com.al