Pasi vodhi miliona te Dogana, Gazheli bëhet zv/ministër i Mjedisit! Besmir Beja caktohet pasuesi i tij!

Pasi vodhi miliona te Dogana, Gazheli bëhet zv/ministër i Mjedisit! Besmir Beja caktohet pasuesi i tij!

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024. Ndërsa Gent Gazheli do të jetë zëvendësministër i Mjedisit. Lëvizja vjen në një moment kur raportohet se Gazheli mund të jetë nën hetim nga SPAK. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ky institucion. Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat. Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që...