“Pashë vdekjen me sy”, ambasadori shqiptar në Kiev rrëfen tmerrin e sulmit
Një sulm i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ukrainë, pranë rezidencës ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Ambasadori Filo tregoi momentet e tmerrit që përjetoi gjatë sulmit, i cili sipas tij nisi rreth orës 22:00 dhe vazhdoi deri në orën 07:00 të mëngjesit. Gjithashtu ai u shpreh se kompleksi ku ai jeton ka pësuar dëme shumë të mëdha nga sulmi. “Sulmi nisi në orën 22:00 dhe zgjati deri në orën 07.00 të mëngjesit. Sulmet ishin intensive dhe u godit kompleksi ku unë banoj. Gjatë sulmeve u strehuam në bodrumet e sigurta, ku qëndruam deri në mëngjes. Kompleksi ku unë jetoj është shumë pranë ambasadës. Ka pësuar dëme shumë të mëdha nga sulmet. Pashë vdekjen me sy!”, është shprehur Filo.
Burimi:
ntv.al