Pas Zvërnecit, dora e pushtetit edhe mbi Aeroportin e Vlorës

Pas Zvërnecit, dora e pushtetit edhe mbi Aeroportin e Vlorës

Pas Zvërnecit, dora e pushtetit edhe mbi Aeroportin e Vlorës Pasi fitoi në Gjykatën e Lartë dhe sërish mbeti jashtë kantierit, MABCO po kërkon që SPAK të hetojë nëse Aeroporti i Vlorës është kthyer në një rast të kapjes së drejtësisë Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se ansambli i projekteve të mëdha në gjirin e Vlorës, nga ishulli i Sazanit te Zvërneci dhe deri te Aeroporti i Vlorës është një territor ku përplasen interesa të mëdha ekonomike nën hijen e kontrollit të fortë të pushtetit politik. Por ndërsa Zvërneci është shndërruar në kryefjalë të protestave, një tjetër rast ku grushti i pushtetit po shtrëngohet është ai i Aeroportit të Vlorës. Kompania MABCO Constructions SA e biznesmenit Behgjet Pacolli, që zotëron 98%...