Pas Sevdarit, Strasburgu i jep të drejtë edhe ish-gjyqtarit Ervin Metalla, shteti duhet ta dëmshpërbleje pas shkarkimit nga Vetting-u

Pas Sevdarit, Strasburgu i jep të drejtë edhe ish-gjyqtarit Ervin Metalla, shteti duhet ta dëmshpërbleje pas shkarkimit nga Vetting-u

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka dhënë të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane pas shkarkimit të tij nga Vettingu, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Vendimi për shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës u mor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit 7 vite më parë, i cili la në fuqi vendimin e marrë më herët nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit. “Gjykata ka gjetur shkelje të Nenit 8 sepse shkarkimi i aplikantit nuk u dëshmua të ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të ndjekura”, thuhet në vendim. Neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, ndërsa përcakton se...