Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos, edhe Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos, edhe Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Ka dorëzuar dokumentet dhe ka shprehur interesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të konkurruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm edhe Ylli Pjetërnikaj. Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë një tjetër emër në garën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Deri më tani, kërkesat për kandidim i kanë dorëzuar Adnan Xholi dhe Rovena Zoto, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 1 gusht. Kush është Ylli Pjetërnikaj Dr. Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës. Ai ka një karrierë të ndërtuar në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka ushtruar detyrën...