Partneriteti 25 vjeçar me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Nufi: Krenarë
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara shënuan 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror mes Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, një bashkëpunim që prej një çerek shekulli ka luajtur rol kyç në modernizimin e ushtrisë shqiptare. Me rastin e këtij përvjetori, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar në Shtetet e Bashkuara. Në aktivitet morën pjesë edhe autoritete të larta amerikane, mes tyre guvernatorja e shtetit të Nju Xhersit, Mikie Sherrill, si dhe Adjutantja e Përgjithshme e shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake, gjeneral brigade Yvonne L. Mays. Në fjalën e tij, ministri Nufi e cilësoi partneritetin me SHBA-në si një nga shtyllat kryesore...
Burimi:
opinion.al