“Partitë e vogla opozitare duhet të dalin nga ‘oborri’ i PD-së”/ Reagon Shehi: Sali Berisha, e di shumë mirë se…

“Partitë e vogla opozitare duhet të dalin nga ‘oborri’ i PD-së”/ Reagon Shehi: Sali Berisha, e di shumë mirë se…

Politikani Dashamir Shehi komentoi sot zhvillimet në kampin opozitar në vend. I ftuar në nje studio televizive, Shehi u shpreh se për partitë e vogla të opozitës, zgjidhja më e mirë është që të mos jenë pjesë e pushtetit absolut që synohet të përftohet nga Partia Demokratike, si kryesuesja e këtij fronti. Sipas Shehit, lëvizja e duhur brenda opozitës duhet të vijë përmes deputetëve të brezit të ri. “Do pushtet absolut brenda atij që është oborri i vet. Por nuk duan Berishën edhe Berisha e din fort mirë këtë punë. Për ne opozitarët e tjerë ka mbet kjo punë që unë kam 30 vjet, duhet me dalë nga oborri. Në një fshat që nuk dëgjojnë largohu, thotë populli dhe ne këtë kemi bërë. Pastaj populli...