Parkimi dysh në Kodin Penal, Braçe ‘orienton’ qytetarët: Ja rastet kur përbën vepër penale, deri në 6 muaj burg (VIDEO)
erion brace TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal, të votuara nga nga Kuvendi mëngjesin e kësaj të mërkure pas një seance maratonë prej gati 18 orësh. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe, ka komentuar një prej pikave të Kodit Penal, atë të parkimit në rresht të dytë, i cili do të trajtohet si vepër penale dhe do të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Socialisti ka publikuar një video, ku sqaron qytetarët për çështjen e parkimit dysh, duke theksuar rastet kur pengohen levizjet e mjeteve të shërbimeve (ambulancë, zjarrfikëse dhe polici). Postimi: SOT, NE OREN 3.00 TE MENGJESIT,KUVENDI VOTOJ NDRYSHIMET E KODIT PENAL;MES TYRE EDHE KRIMINALIZIMIN E PARKIMIT DYSH,NDESHKIMIN E TIJ SI KUNDERVAJTJE PENALE...
Burimi:
zeri.ai