Parkime me pagesë në Durrës, qytetarët: Shumë shtrenjtë, shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim
Vijat blu të shfaqura ditët e fundit në rrugët dhe sheshet publike të Durrësit po sinjalizojnë një ndryshim të rëndësishëm. Një pjesë e madhe e hapësirave ku deri më sot parkimi ishte falas, së shpejti do të tarifohen. Bëhet fjalë për një vendim të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, i cili megjithëse kishte mbetur i pazbatuar për një periudhë të gjatë, duket se tashmë po hyn në fazën finale. Sinjalizimi horizontal me ngjyrë blu është hapi i parë i dukshëm i projektit që synon menaxhimin e parkimit në zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas skemës së miratuar nga bashkia, qyteti ndahet në dy zona tarifimi. Zona A përfshin qendrën dhe rrugët me aktivitet të lartë tregtar, ndërsa Zona B...
Burimi:
sot.com.al