Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi një 41-vjeçar tentoi të hakmerrej ndaj personit që dyshohet se kishte plagosur me thikë vëllanë e tij. Ai u kap nga policia me një pistoletë me fishek në fole, teksa ishte nisur për të gjetur autorin e dyshuar të ngjarjes. Ngjarja nisi në ambientet e një poliklinike në lagjen “Vasil Shanto”, ku një 18-vjeçar dyshohet se plagosi me thikë një 32-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Pas marrjes së informacionit për plagosjen e vëllait, 41-vjeçari mori armën dhe u nis për hakmarrje, por ndërhyrja në kohë e policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit. Njoftimi Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale....