Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, ndërsa një bashkëpunëtor i dyshuar është shpallur në kërkim. Operacioni policor i koduar “Remote” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një minë me telekomandë të lidhur me një aparat celular, e përshtatur për shpërthim në distancë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, një maskë...