‘Paralizohet’ Qafë-Thana/ Qytetarët presin deri në 3 orë për të kaluar kufirin
Kalimi në pikën kufitare të Qafë Thanës drejt Maqedonisë së Veriut vijon të shoqërohet me pritje të gjata. Udhëtarët po presin deri në tre orë për të kaluar kufirin, ndërsa radhët janë shtuar ndjeshëm. Edhe pse autoritetet shqiptare dhe ato të Maqedonisë së Veriut njoftuan se një marrëveshje e re do të shkurtonte kohën e procedurave, kjo nuk ka ndodhur ende. Sistemi i ri nuk është vënë në funksion dhe marrëveshja mbetet e pazbatuar. Si pasojë, qytetarët vijojnë të qëndrojnë për orë të tëra në radhë, nën temperatura të larta, në pritje për të kaluar kufirin.
Burimi:
sot.com.al