Para pa fund, rezultate zero: Biznesi i suplementeve që shet shpresë

Para pa fund, rezultate zero: Biznesi i suplementeve që shet shpresë

Çdo muaj, shumë qytetarë shpenzojnë shuma të konsiderueshme për kapsula dobësimi, çajra “detox”, vitamina, minerale dhe produkte që reklamohen si zgjidhje për mbipeshën apo probleme të ndryshme shëndetësore. Megjithatë, pas javësh ose muajsh përdorimi, rezultati i premtuar shpesh nuk shfaqet, ndërsa faturat vazhdojnë të rriten. Marketingu i këtyre produkteve mbështetet shpesh te fotografitë “para dhe pas”, dëshmitë personale, influencuesit dhe shprehje të tilla si “100% natyral”, “djeg dhjamin”, “pastron organizmin” apo “forcon trupin kundër sëmundjeve”. Por “natyral” nuk do të thotë automatikisht i sigurt dhe as efektiv. Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit paralajmëron se për shumë përbërës që përdoren në suplementet e dobësimit ka pak prova të forta shkencore. Disa prej tyre mund të kenë vetëm një ndikim minimal në peshë, ndërsa të tjerë nuk...