Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!

Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!

Në ditën e 90-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë si çdo ditë në shesh pankarta me mesazhe kritike dhe ironike ndaj qeverisë. Në fokus janë vendosur edhe nismat e reja të prezantuara nga kryeministri Rama, mes tyre “Besa” dhe “Prania Besnike”, të cilat janë paraqitur si mekanizma për përmirësimin e qeverisjes dhe komunikimit me qytetarët. Një prej pankartave shkruan: “‘Besa’ e Ramës ka vetëm një drejtim, sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim.” Në një tjetër protestuesit ironizojnë dy nismat e reja të qeverisë: “‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’ u thyen që në fillim, sonte te selia Besa ju pret një ndëshkim!” “90 ditë, tre muaj. Një kërkesë: llogaridhënie’, thuhej në një tjetër. Pankartat janë pjesë e mesazheve...