Panik në Tiranë/ Qeni tenton të sulmojë fëmijët te këndi i lojërave
Një ngjarje shqetësuese është raportuar ditën e djeshme në zonën e Liqenit të Thatë, ku një qen ka tentuar të sulmojë disa fëmijë pranë këndit të lojërave, duke krijuar panik mes banorëve dhe prindërve që ndodheshin aty. Sipas denoncimit, qeni ka qenë i lirë ndërsa përveç fëmijëve ka sulmuar edhe një qen tjetër në zonë. Situata është agravuar për disa minuta, derisa një i ri ka ndërhyrë në kohë dhe ka arritur ta mbajë qenin të lidhur për të shmangur pasoja më të rënda. Banorët thonë se momentet kanë qenë tepër të frikshme, pasi në park ndodheshin shumë fëmijë të vegjël. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe kontroll më të fortë ndaj qenve që lëvizin pa masa sigurie në ambiente publike. Në vendngjarje...
Burimi:
sot.com.al