PANIK NE TIRANE, MERR FLAKE PALLATI TE ‘KADIU’

PANIK NE TIRANE, MERR FLAKE PALLATI TE ‘KADIU’

Banorët në kompleksin “Kadiu” në zonën e “Ali Demit” janë tmerruar mbrëmjen e së dielës për shkak të një zjarri që ka rënë në një prej pallateve. Dyshohet se flakët mund të kenë nisur nga një shkëndijë elektrike që ka përfshirë kabinën e automateve elektrike. Ambientet e pallatit janë mbushur me tym duke vënë në rrezik jetën e banorëve, të cilët pas aktivizimit të alarmit, kanë dalë me nxitim dhe të frikësuar. Në pamje, shihet teksa shërbimet zjarrfikëse evakuojnë banorët. Disa prej tyre kanë pësuar gjendje asfiksie dhe kanë marrë trajtim në spital. Fatmirësisht, zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë flakët, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi dëmet e shkaktuara. Ngjarja në pallatin e kompleksit “Kadiu” vjen vetëm një muaj pas zjarrit te “Arlis”...