Pallatet e Alabbarit dhe Ramës u fundosën nga babëzia/ Kompania nënkontraktoi ndërtimin me çmime si Rindërtimi

Pallatet e Alabbarit dhe Ramës u fundosën nga babëzia/ Kompania nënkontraktoi ndërtimin me çmime si Rindërtimi

Kur qeveria shqiptare miratoi projektin kontrovers të Marinës në Durrës, kompania arabe Eagle Hills nisi menjëherë të kontaktonte kompani shqiptare ndërtimi për nënkontraktim. Por thuajse të gjitha kompanitë serioze u larguan me vrap kur dëgjuan propozimet e kompanisë së Alabbar. Arsyeja ishte çmimi me të cilin kompania kërkonte të nënkontraktonte ndërtimet. Menaxherët e Alabbar u ofruan kompanive ndërtuese një çmim që varionte nga 400-450 euro për metër katrorë, njësoj si çmimet e rindërtimit, ku pallatet nuk kishin as luksin dhe as kompleksitetin e kullave që pretendonte të ndërtonte Eagle Hills në Marinën e Durrësit. Në fund, propozimet u pranuan nga disa kompani të dorës së dytë, të cilat e kishin të qartë se me ato çmime do të duhej që të çedonin me patjetër në...