“Paketa e Maleve”, harta e re e zhvillimit turistik dhe industrial në Klos dhe Vau i Dejës

“Paketa e Maleve”, harta e re e zhvillimit turistik dhe industrial në Klos dhe Vau i Dejës

Qeveria ka nisur zbatimin konkret të ligjit të ri “Për paketën e maleve”, duke miratuar hartën e zonave që do të gëzojnë statusin e veçantë të prioritetit për zhvillim ekonomik. Me dy vendime të firmosura nga Kryeministri Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka shpallur “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” sipërfaqe të konsiderueshme në dy bashki: Klos dhe Vau i Dejës. Ky status u hap rrugë investimeve strategjike në turizm, industri dhe ekonomi, duke ofruar lehtësira për bizneset që do të operojnë në këto territore malore. Zhvillimi i Klosit Nga Ura e Vashës te Plani i Bardhë Në Bashkinë e Klosit, qeveria ka identifikuar 9 zona kyçe që do të transformohen. Vëmendje e veçantë i është kushtuar zonës së Xibrit dhe asaj të Planit...