Paguajmë dy herë për shëndetin? Ku shkojnë paratë e sigurimeve?
Çdo muaj, nga paga e qytetarit mbahen kontributet e sigurimit shëndetësor. Por kur vjen dita për të bërë një analizë, për të blerë ilaçet, për të kryer një ekzaminim apo për t’u vizituar shpejt, shumë shqiptarë detyrohen të nxjerrin përsëri portofolin. Në Shqipëri, masa e kontributit të detyrueshëm të sigurimit shëndetësor është 3.4% e bazës mbi të cilën llogariten kontributet. Këto para duhet të financojnë kujdesin parësor, shërbimin spitalor, barnat e rimbursueshme dhe paketat shëndetësore të miratuara. Por për qytetarin lind një pyetje e thjeshtë: Nëse paguajmë sigurime çdo muaj, përse kur sëmuremi vazhdojmë të paguajmë pothuajse për gjithçka? SHIFRA QË ZBULON PROBLEMIN Të dhënat më të fundit të publikuara nga Banka Botërore, të mbështetura në bazën globale të shpenzimeve shëndetësore të Organizatës Botërore të...
Burimi:
ntv.al