“Pagesa, dhe raste flagrante”/ Nga spitalet pa barna te kullat, Hoxhaj: Milionat e Check-Up-it u kanalizuan në…
Një investigim i thelluar ka nxjerrë në dritë dyshime të forta mbi mënyrën se si po përdoren paratë e taksapaguesve shqiptarë të destinuara për koncesionin e check-up-it. I ftuar në nje studio televizive, gazetari Julian Hoxhaj u shpreh se investigimi mbi koncesionin e Check-Up-it ka zbuluar se shteti shqiptar ka paguar miliona euro për analiza të pakryera, ndërsa një pjesë e këtyre fondeve dyshohet se janë kanalizuar drejt investimeve private. Hoxhaj deklaroi se dokumentet tregojnë një pagesë prej rreth 1.1 milionë eurosh të kryer nga Vilma Nushi për llogari të shoqërisë Victoria Invest, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”, ndërsa theksoi se koncesioni i Check-Up-it ka përfituar pagesa shumë më të larta se shërbimet e ofruara. Sipas tij, ndërsa spitalet publike përballen me mungesë...
Burimi:
sot.com.al