OPINION – Lajmësi nuk preket, protesta dhe protestuesit kanë punën e tyre, mediat e gazetarët, të tyren…

OPINION – Lajmësi nuk preket, protesta dhe protestuesit kanë punën e tyre, mediat e gazetarët, të tyren…

Protesta mëse 1- mujore, brenda saj ka nisur një protestë të re: kundër pushtetit të katërt siç konsiderohet në të gjithë botën media, ku në Shqipëri nuk u bë kurrë. Mediat tradicionale dhe ato online, janë pjesë e të njëjtit realitet, të cilin protesta tenton ta përmbysë, duke zëvendësuar institucionet kushtetuese me ato të prodhuara nga sheshi me procedura jo legale.Faktikisht, rrjetet sociale prej vitesh tashmë, kanë zbehur rolin e mediave, të gjitha mediave. Mjafton një celular dhe ngjarjet, edhe protesta, kalon edhe kufijtë e Shqipërisë. Përtej kësaj, roli i mediave, tradicionale dhe online, nuk mund te zëvendësohet, të paktën edhe për disa kohë. Pikërisht përmes tyre, transmetimit live dhe shumë profesional, protesta mori jehonë ndërkombëtare brenda pak ditëve. Edhe transmetimet live të mediave prestixhoze...