Operacioni i SPAK në bashkëpunim me policinë/ Lëshohen 20 masa sigurie, arrest me burg për disa biznesmenë të dyshuar për pastrim parash
SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me policinë e shtetit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 20 masa sigurie. Sipas njoftimit, ky operacion ka si synim ekzekutimin e masave ndaj disa personave të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të shumave të mëdha parash. “SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK. Ndërkohë, burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar masën...
Burimi:
top-channel.tv