One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët
Prej të paktën tre muajsh, qindra pajtimtarë të One Albania po përballen me një rritje të çmimit të shërbimeve celulare, edhe pse kontratat e tyre janë firmosur me një tarifë fikse për një ose dy vite. Në muajin mars 2026, kompania njoftoi se do të indeksonte çmimet e shërbimeve celulare me indeksin mesatar vjetor të çmimeve të konsumit, duke aplikuar një rritje deri në 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT për vitin 2025. Por kjo lëvizje ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët, të cilët kanë denoncuar rastet e tyre në media. Ata shprehen se kanë nënshkruar kontrata 12 ose 24-mujore me një çmim të përcaktuar qartë, ndërsa kompania ka vendosur ta ndryshojë atë në mënyrë të njëanshme gjatë kohës...
Burimi:
argjiroja.net