Nuk u lejuan të hynin në ambientet e tregut të fruta-perimeve, tregtarët e Vlorës mblidhen në protestë: Po pësojmë humbje ekonomike
Tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por dhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur këtë të hënë sërish në protestë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë jo vetëm në ambientet e tregut, por as në dyqanet e tyre. Sipas tregtarëve, situata ka ardhur si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e tregut të madh të qytetit, investim i cili ka nisur prej pak ditësh. Ata shprehen se bllokimi i hyrjes po u shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike, pasi kanë mallra me vlerë miliona lekë që rrezikojnë të dëmtohen, ndërsa nuk mund të hapin as qepenat e bizneseve të tyre. Ndërkohë që dyqanet që janë në treg, në vendimin e parë do të lejoheshin të hapeshin, por jo të nxirrnin mallin në rrugë, por...
Burimi:
top-channel.tv