“Nuk rezulton i dënuar e as i proceduar”, KQZ merr vendim për Tonin Marinaj: Nuk i ndërpritet mandati…
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos që kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit.Nga i gjithë verifikimi ka rezultuar se Tonin Marinaj nuk rezulton të jetë dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk rezulton të jetë i dënuar dhe të jetë proceduar, i arrestuar ose i ndaluar në asnjë shtet tjetër.Në korrik të vitit 2024, grupi parlamentar i PD-së i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin, sipas ligjit të dekriminalizimit, të kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com