Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
jë vogëlushe vetëm 7 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë në një aksident rrugor pak ditë më parë, ka ndërruar jetë në spital duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Tragjedia nisi pak ditë më parë në unazën e qytetit të Fierit, kur automjeti me të cilin udhëtonte e mitura humbi kontrollin në rrethana ende të pasqaruara plotësisht dhe u përplas dhunshëm me murin e një banese anës rrugës. Nga përplasja e fortë, 7-vjeçarja pësoi dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ekipi mjekësor u fut menjëherë në sallën e operacionit për t’i nënshtruar asaj një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë. Edhe pse stafi mjekësor bëri gjithçka që kishte në dorë...
Burimi:
argjiroja.net