“Nuk di të kem shpifur për ndonjë gjë”, deputeti Klevis Balliu pas daljes nga GJKKO: Ai që më denoncoi nuk u paraqit
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se demokrati është paditur për shpifje. Në hyrje të ambienteve të gjykatës, ai nuk ka prononcim për mediat, por vetëm përshëndeti operatorët. Sakaq demokrati ishte i shoqëruar nga Marash Logu. Pasi doli nga ambientet e GJKKO, deputeti foli për mediat, ku tha: “Unë jam hedhur në gjyq nga biznesmeni Armand Lilo, i cili nuk ishte paraqitur. Tani nuk e di sa e saktë është, por nga një njoftim i fundit që ka bërë policia e shtetit, unë e di që ai është në kërkim, prandaj nuk ka ardhur. Unë nuk di të kem shpifur ndonjë gjë. Fakti që as nuk vijnë në proces...
Burimi:
top-channel.tv