“Një rebelim…”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Rama
Profesori i njohur amerikan Steve Hanke përmes një postimi në rrjetet sociale i ka bërë jehonë “Revolucionit të Flamingove” që po mbahet prej gati dy muajsh në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe arrestimi i tij dhe Belinda Ballukut. Teksa citon Thomas Jefferson ai shprehet se një rebelim here pas here është një gjë e mirë. “Për ditën e 45-të, mijëra shqiptarë protestuan në Tiranë kundër projektit të Jared Kushner dhe kryeministrit Edi Rama. “Revolucioni i Flamingove” nuk duhet të harrojë fjalët e një prej etërve themelues të Amerikës dhe presidentit të dytë të SHBA-së, Thomas Jefferson: “Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë…” shkruan ai. For the 45th DAY, THOUSANDS of Albanians PROTESTED in Tirana against...
Burimi:
sot.com.al