Një grup protestuesish vijojnë qëndresën, kalojnë natën poshtë kryeministrisë pas protestës
Një grup i vogël protestuesish e kanë gdhirë poshtë zyrës së kryeministrit. Të ulur në disa karrige metalike poshtë pemëve, ata kanë vijuar qëndresën e tyre. Ajo që vihet re është se kësaj here nuk kanë bllokuar bulevardin dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht. Siç është vepruar ditët e fundit, pas përfundimeve të fjalimeve në protestë, një nga thirrjet ka qenë që kush dëshiron, mund të vijojë qëndrimin te kryeministria. Në protestën e djeshme, u përsëritën 5 kërkesat e paraqitura të hënën nga Dritan Goxhaj, një mesazh që erdhi si përforcim i planit të tij. Sipas Luçiana Kokës, kërkesat janë propozim i të gjithë grupit koordinues për të cilin ajo tha se janë rreth 40 vetë, por që ende nuk ka lider.
Burimi:
sot.com.al