“Një fond që ekziston për raste fatkeqësish, jo për evente”/PL:Pensionistët numërojnë qindarkat, qeveria financë luksit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Burnilda Haxhiu, akuzoi qeverinë se po keqpërdor fondet publike, duke deklaruar se 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave janë destinuar për koncertin e Kanye West, në vend që të investohen në shëndetësi, arsim, bujqësi dhe mbështetje për shtresat në nevojë. Në një deklaratë për mediat, Haxhiu tha se emergjenca e vërtetë në Shqipëri është varfëria, emigrimi i të rinjve, gjendja e pensionistëve, mungesa e mbështetjes për fermerët dhe problemet në spitale e shkolla. Sipas saj, qeveria ka vendosur propagandën dhe spektaklin përpara nevojave të qytetarëve. Deputetja e PL-së theksoi se fondi i emergjencave është krijuar për fatkeqësi natyrore dhe situata të jashtëzakonshme, jo për financimin e koncerteve, ndërsa kërkoi transparencë të plotë mbi vendimin, publikimin e dokumentacionit përkatës dhe...
Burimi:
sot.com.al