Nivel ekstrem i rrezikut nga zjarret, AKMC lëshon paralajmërim për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim teksa në ditët në vijim priten temperatura të larta dhe kushte meteorologjike që rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në rajon. Paralajmërimi vjen pasi bazuar në të dhënat e fundit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, parashikohet një nivel shumë ekstrem i rrezikut nga zjarret ndërsa situata mbetet kritike. Sipas AKMC-së, për shkak të rritjes së temperaturave në rajon, pritet që edhe Shqipëria të përballet me një rrezik të shtuar për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve. Njëkohësisht, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë masat parandaluese. “Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura. Mos hidhni bishta cigaresh në pyje, kullota apo pranë bimësisë së...
Burimi:
sot.com.al