Nis seanca Meta-Kryemadhi në GJKKO, gjykata rrëzon kërkesën e ish-presidentit për të dalë nga kafazi i xhamit

Nis seanca Meta-Kryemadhi në GJKKO, gjykata rrëzon kërkesën e ish-presidentit për të dalë nga kafazi i xhamit

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në seancën e kaluar, Kryemadhi kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore dhe të sekuestrimit të aparatit të saj celular. Ajo pretendon se për këtë veprim hetimor duhej të ishte marrë më parë leje në Kuvend, për shkak të statusit të saj si deputete në kohën kur është kryer sekuestrimi. Organi i akuzës (SPAK) pritet të shprehet sot me qëndrimin e tij zyrtar lidhur me këto kërkesa të mbrojtjes. Nga ana tjetër, edhe Ilir Meta ka kërkuar pavlefshmëri të akteve hetimore. Ndër to, mbrojtja e tij ka kontestuar komunikimet e marra nga celulari i biznesmenit Kastriot Ismailaj, ku përfshihet edhe...