Ngrihet Pogradeci/ Protestë për të dytën herë në qytet, kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre
Me pankarta në duar dhe me thirrje për ndryshim, banorët u mblodhën sërish në shesh duke kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet për zhvillimin, shërbimet publike dhe ruajtjen e identitetit të qytetit. Protestuesit ngritën shqetësime për investimet publike, infrastrukturën, shëndetësinë dhe mënyrën e administrimit të taksave, ndërsa kërkuan që qytetarët të jenë më aktivë në mbrojtjen e interesave të tyre. “Me Pogradecin! Nuk jemi dhe pak njerëz, kaq sa jemi në qytetin tonë, se është e vështirë të mbledhësh njerëz të paimplikuar dhe të pavarur në Pogradec. Unë si taksapagues dhe si biznesmen i këtij qyteti, nuk e di se për çfarë shpenzohen taksat që mblidhen për këtë qytet. Nuk di të jetë bërë një rrugë që të ketë standarde të rregullta dhe evropiane. Më...
Burimi:
sot.com.al